Arijan Ademi deklaroi pas barazimit 1:1 me Izraelin si mysafir se kanë merituar më shumë se një pikë.
"Patjetër më duhet ta them se më vjen keq që nuk fituam. Ishim shumë afër triumfit, patëm raste të shkëlqyeshme, megjithate kështu është në futboll.
Barazimin e kemi merituar, por edhe më shumë. Lëndimi i takon të së kaluarës dhe sigurisht do të jem gati për ndeshjen e ardhshme.Shkojmë për të fituar në Letoni", tha Ademi.