Gjilani mbyll përgatitjet para nisjes për në Zvicër

Futboll

Gjilani mbyll përgatitjet para nisjes për në Zvicër

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 12:48
Gjilani mbyll përgatitjet para nisjes për në Zvicër

Skuadra e futbollit Gjilani është e gatshme për ndeshjen miqësore me Schaffhausenin e Ligës së Dytë të Zvicrës.

“Mëngjesin e së premtes Gjilani ka mbajtur seancën e radhës stërvitore, e cila ishte njëkohësisht dhe e fundit para nisjes së ekuipazhit kuq e bardhë, për në shtetin helevetik.

Stërvitja e mëngjesit të sotëm u mbajt tek fusha ndihmëse e cila filloi nga ora 09:00 dhe zgjati deri në 10 e 30 minuta, me të cilën futbollistët punuan me ritme mjaft të kënaqshme.

Sot me skuadrën punën e ka rifilluar edhe Muhamet Useini, i cili ka lënë prapa lëndimin në ndeshjen kundër Ferizajt, lëndim që e mbajti atë larg fushës për disa ditë.
Vlen të ceket mungesa e Ylli Shametit i cili nuk do të udhëtoj me skuadrën drejt Zvicrës, me ç' rast ai po rikuperohet nga një lëndim muskulor. Shameti pritet që para ndeshjes së javës së katërt kampionale, kundër Drenicës, t’i rikthehet punës me skuadrën e Gjilanit. 

Kujtojmë se skuadra e Gjilanit nesër do të udhëtoj drejt shtetit të Zvicrës, ku ditën e diel do të ndeshet me ekipin nga liga e dytë zvicerane, FC Schaffhausen”, bëhet e ditur nga FC Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat