Kaliniq: Nuk iu bashkova Romës për të qëndruar rezervë

Futboll

Kaliniq: Nuk iu bashkova Romës për të qëndruar rezervë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 13:37
Niko Kaliniq

Sulmuesi Niko Kaliniq, ka thënë se nuk i është bashkuar Romës për të qëndruar rezervë.

Kaliniq u transferua këtë verë nga Atletico Madrid, transmeton KosovaPress.

Kroati tha se dëshiron të luaj mirë në këtë aventurë dhe shpreson që të mos lëndohet.

“Roma është klub i mirë. Jam i lumtur dhe shpresoj që t’ia dal mirë në këtë aventurë. Shpresoj që të mos lëndohem, dua të luaj. Ndërsa për klubin, do të luajmë çdo lojë. Isha i shqetësuar që marrëveshja nuk do të ndodhte, mirëpo jam i kënaqur që jam këtu. Do të shohim si do të luajmë me një ose dy sulmues. Bisedova me Dzekon dhe me bindi. Në Atletico Madrid luajtëm me një sulmues dhe ishte një eksperiencë e mirë të punojmë me Simeone”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat