Challandes: Nuk kam klon të Milot Rashicës ose të Arbër Zenelit

Futboll

Challandes: Nuk kam klon të Milot Rashicës ose të Arbër Zenelit

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 15:15
Challandes: Nuk kam klon të Milot Rashicës ose të Arbër Zenelit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka dhënë një deklaratë interesante në konferencën e sotme për shtyp, para ndeshjes kundër Çekisë.

Tekniku zviceran ka thënë se nuk dëshiron të mendojë shumë për mungesa, pasi nuk mund të llogaritë në ta, duke e lënë të nënkuptohet me fjalët se “nuk ka klone” të Arbër Zenelit dhe Milot Rashicës.

“E kam thënë në fillim të javës se nuk dua të mendoj shumë për mungesat sepse nuk janë këtu,” tha Challandes.

“Ne kemi lojtarë të tjerë me kualitete të tjera, unë duhet ta gjej zgjidhjen më të mirë, por nuk mendoj për zgjedhje individuale.

“Nuk kam klon të Milot Rashicës ose të Arbër Zenelit, që t’i zëvendësojë këta të dy.

“Ne duhet të gjejmë zgjedhje kolektive dhe të mendojmë si skuadër".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat