Shqipëria U-21 do vihet përballë Austrisë

Futboll

Shqipëria U-21 do vihet përballë Austrisë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 15:16
Shqipëria U-21 do vihet përballë Austrisë

Shqipëria U-21 e drejtuar nga Alban Bushi, do të ndeshet në datën 9 shtator, kundër Austrisë U-21, në kuadër të eliminatoreve të Europianit.

UEFA ka caktuar dhe gjyqtarët, që do të vendosin drejtësinë në këtë sfidë.

Petri Viljanen nga Finlanda do të jetë kryesori i kësaj sfide, ndërkaq asistëntë të tij do të jenë bashkëkombësit Vile Koskiniemi dhe Riku Vihreavuorio. I katërt do të jetë Joni Hytia.

Shpresat e drejtuara nga Alban Bushi, ndodhen në vendin e katërt në grupin e tretë, me dy pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat