Vojvoda: Konkurrenca është gjithmonë e mirë

Futboll

Vojvoda: Konkurrenca është gjithmonë e mirë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 15:39
Vojvoda: Konkurrenca është gjithmonë e mirë

Përderisa Mërgim Vojvoda e kishte siguruar pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë në ekipin kombëtar të Kosovës, gjatë ndeshjeve të fundit këtë pozitë atij ia ka rrezikuar i riu në skuadër, Florent Hadërgjonaj.

Florent Hadërgjonaj e kishte përfaqësuar Zvicrën më parë, mirëpo ai debutoi me Kosovën në ndeshjet e zhvilluara në qershor, duke zënë vend në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, të cilën e ka mbajtur Mërgim Vojvoda.

Megjithatë, Vojvoda është shprehur i kënaqur për konkurrencën në skuadrën e Kosovës, duke theksuar se konkurrenca më e madhe e shton cilësinë në skuadër dhe se Hadërgjonaj është lojtar që mund t’i ndihmojë skuadrës.

“Konkurrenca është gjithmonë e mirë, besoj që na shtyn të luajmë edhe më mirë dhe të bëjmë ndeshje edhe më të mira, sidomos tani që, siç po e shohim, kemi shumë mungesa, po e shohim se konkurrenca është një gjë e mirë”, u shpreh Vojvoda.

“Jam i lumtur që Florenti na është bashkuar, ai mund të na ndihmojë. Ne e kemi parë që ai është një lojtar cilësor dhe besoj se është një gjë shumë e mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat