Milani peshkon në Meksikë, e këshillon scout që zbuloi Lozanon kur kushtonte 5 mln euro!

Futboll

Milani peshkon në Meksikë, e këshillon scout që zbuloi Lozanon kur kushtonte 5 mln euro!

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 16:45

Milani e mbylli merkaton e verës me shkëmbimin Andre Silva-Rebic, por menjëherë objektivi është spostuar në muajin janar, kur pritet të ketë afrimë të tjera. Mes lojtarëve që po ndiqen me vëmendje është edhe Rodolfo Pizarro, mesfushor ofensiv që luan me Monterray dhe që ka një klauzolë prej 8 mln eurosh.

Sipas "Tuttosport", personi që e ka sinjalizuar te Milani është i njëjti i cili në vitin 2014 i ofroi kuqezinjve Hirving Lozanon për vetëm 5 mln euro. Talenti meksikan kaloi te PSV Eindhoven dhe tashmë te Napoli për 45 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat