Mbappe ose Salah te Juventusi?

Futboll

Mbappe ose Salah te Juventusi?

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 17:25
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe është ëndrra e bardhezinjve për verën e ardhshme, sipas asaj që raporton “Tuttosport”.

Juventusi do të tentojë transferimin e francezit, i cili është ylli i padiskutueshëm i së ardhmes. “Zonja” do të tentojë për Mbappen, duke pasur parasysh se francezi nuk është i predispozuar të rinovojë kontratën.

Alternativa do të jetë egjiptiani Mohamed Salah, në momentin që nuk arrihet Mbappe. Është shumë herët të flitet për afatin kalimtar të verës që vijon dhe aq më tepër të flitet për emra kaq të mëdhenj të tregut aktual.

Nga ana tjetër Juventusi edhe do të shesë disa lojtarë ku në majë të listës është Paulo Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat