Godin bën këtë veprim prej heroi

Futboll

Godin bën këtë veprim prej heroi

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:10
Diego Godin

Diego Godin kurorëzoi me martesë lidhjen e tij me Soa Herrea, por në dasmën e tij mbrojtësi i Interit pati një kërkesë të veçantë për të gjithë të ftuarit.

Ai nuk iu kërkoi asnjë dhuratë, por gjithçka që kishin bërë në plan për ta shpenzuar për dasmën e tij, ta derdhnin në dy llogari bankare, të cilat ishin në emër të një spitali në Monetvideo, kryeqyteti i Uruguait.

Me paratë e grumbulluara Godin arriti të sigurojë disa makineri unike që ndodhen në botë për fëmijët që lindin para kohe. Një spital me 40 shtretër, që do iu vijë në ndihmë të gjithë fëmijëve në nevojë, me një teknologji tepër të përpara.

Nuk dihen sesa ishin paratë e grumbulluara, por sipas medieve lokale bëhet fjalë për disa qindra mijëra euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat