Pogba në bisedime për rinovimin me Man Utd

Futboll

Pogba në bisedime për rinovimin me Man Utd

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 21:14
Paul Pogba

Pogba është në bisedime me skuadrën e Manchester United, për rinovimin e kontratës.

Agjenti i Paul Pogba, Mino Raiola, është në bisedime me skuadrën e Man United lidhur me një rinovim të mundshëm kontratë, raporton ‘Calciomercato’.

Këto lajme të mira për tifozët e United vijnë pas një vere ku Pogba lidhej me një largim të mundshëm drejt Real Madrid.

Francezi qëndroi në ‘Old Trafford’ pasi madrilenët nuk patën mundësi të plotësojnë kërkesat e drejtuesve të United.

Pogba mund të ketë rritje në pagë dhe të prek shifrën e 21 milionë eurove në sezon. Aktualisht, paga e tij qëndron në shifrat e 17 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat