Bartomeu zyrtarizon: Ai nuk vjen as në janar, ja e vërteta e Dembele

Futboll

Bartomeu zyrtarizon: Ai nuk vjen as në janar, ja e vërteta e Dembele

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 22:25
Josep Maria Bartomeu

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për “Barça TV”, ka folur sot në lidhje me transferimin e munguar të sulmuesit brazilian Neymar nga PSG-ja. Edhe pse katalanasit tentuan deri në fund ta rikthejnë sulmuesin në “Camp Nou”, kjo gjë nuk ndodhi.

“Tani për tani, emri i Neymar nuk është më në planet tona. Nuk e marrim më në konsideratë. Vetëm në janar apo shkurt do të flasim për sezonin e ardhshëm 2020-2021”, u shpreh Bartomeu, duke konfirmuar kështu se për Neymar nuk do të ketë surpriza në merkaton e dimrit.

Në fund, ai u shpreh se do të investojnë te një talent që e kanë në ekip. “Dembele? Është një lojtar i yni. Ka dëshirë të triumfojë dhe ne do t’ia japim këtë mundësi. Konfirmoj se ne nuk e kemi propozuar kurrë Dembele në transferimin e Neymar. E vërteta është që atë na e kërkoi PSG”, tha Bartomeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat