Ish-ylli i Real-it: Transferimi në Madrid? Mendoja se më donte Atletico dhe...

Futboll

Ish-ylli i Real-it: Transferimi në Madrid? Mendoja se më donte Atletico dhe...

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 00:54
Real Madridi

Thomas Gravesen, ish-mesfushori danez i Real Madrid, ka zbuluar një prapaskenë të merkatos në 2005-ën. Transferimi i tij nga Everton te Real Madrid është karakterizuar nga një keqkuptim i vogël që ka vënë në rrezik realizimin e operacionit.

"Mendoja se oferta ishte e Atletico-s dhe u përgjigja se isha mirë tek Everton...", ka thënë Gravesen për Four Four Tëo. "Isha në kinema me vëllanë tim, kur më ka marrë në telefon menaxheri im. 'Çfarë mendon për Madridin?', më ka pyetur ai. Unë besoja se po fliste për Atletico Madrid, kështu që i kam thënë 'Jam mirë tek Everton'".

Më pas ka ardhur surpriza: "Ai më ka shpjeguar se bëhej fjalë për Real Madrid". Nga ai moment, qëndrimi i Gravesen ka ndryshuar dhe operacioni është mbyllur shumë shpejt: "Atëherë e pyeta: 'Po Moyes çfarë thitë?'. Dhe menaxheri im më tha se dy klubet po arrinin një marrëveshje dhe se gjithçka do ta varej nga ne më pas".

"Kështu, ai ka fluturuar në Madrid. Duke parë se ishte merkato e dimrit, Real duhej të nxitonte dhe gjithçka është mbyllur shumë shpejt".

Gravesen u transferua te Real Madrid, ku qëndroi më pas për 18 muaj. Më pas, në verën e 2016-ës, ai u transferua në Skoci te Celtic pas një sherri me Robinho-n.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat