Futbollisti i Kosovës pas arrestimit të tifozëve çekë, ka këtë porosi

Futboll

Futbollisti i Kosovës pas arrestimit të tifozëve çekë, ka këtë porosi

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 10:51
Futbollisti i Kosovës pas arrestimit të tifozëve çekë, ka këtë porosi

Njëri nga kapitenët e kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka reaguar për lajmin e tetë tifozëve çekë që kishin planifikuar të ngritnin një banerë në dronë “Kosova është Serbi”.

Berisha përmes një postimi në facebook ka shkruar se “Vetëm një flamur mund të valvitet në stadiumet e Ballkanit”.

Postimit ja ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet flamuri që ishte valëvitur në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Ky pritet të jetë edhe një motiv shtesë për lojtarët e kombëtares, në ndeshjen kundër Çekisë që zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 15:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat