Formacioni i mundshëm i Kosovës

Futboll

Formacioni i mundshëm i Kosovës

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 11:07
Formacioni i mundshëm i Kosovës

Kosova e nisi fushatën eliminatore të Euro 2020-ës me statusin e skuadrës më të dobët të grupit, por pas 3 javësh numëron 5 pikë dhe mban vendin e tretë, duke u konfirmuar si një pretendente për vendin e dytë të renditjes.

“Dardanët” kanë marrë 4 pikë në dy ndeshje Bullgarisë dhe një barazim në Podgoricë ndaj Malit të Zi, ndërsa sot në orën 15:00 do të përballen me Republikën Çeke në stadiumin “Adem Jashari” të Prishtinës.

Çekët janë pretendentët kryesorë për vendin e dytë, duke qenë se në krye renditet Anglia, që nuk ka ndërmend të lëshojë, ndaj “Dardanët” e Bernard Challandes janë “të dënuar” të fitojnë sot, për të rritur shpresat e kualifikimit.

Në këtë sfidë tekniku zviceran i Kosovës duhet të bëjë llogaritë me 4-5 mungesa mjaft të rëndësishme, ku spikatin ato të Milot Rashicës dhe Arbër Zenelit, dy futbollistë që kanë zgjidhur të vetëm shumë situata në sulm, në ndeshjet e fundit.

Megjithatë Challandes u shpreh mjaft optimist dhe kërkoi nga futbollistët e tij që të bëjnë ndeshjen perfekte ndaj Çekisë, me shpresën se në fund fati do t’u buzëqeshë “Dardanëve”, të cilët vetëm 3 ditë më vonë do të përballen me Anglinë në Southampton.

Formacioni i mundshëm: Muriç; Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Paqarada; V. Berisha, Halimi; Celina, B. Berisha, Rrashani, Muriqi.

Po për grupin A, në orën 18:00 Anglia do të përballet me Bullgarinë në stadiumin “Wembley”, në ndeshjen e tretë të grupit dhe do të kërkojë fitoren e radhës, për të nisur arratinë në krye të renditjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat