Sfida e mallkuar ndaj Liverpool, ish-ylli i Realit rrëfen: Kam 15 vjet që luaj i dëmtuar!

Futboll

Sfida e mallkuar ndaj Liverpool, ish-ylli i Realit rrëfen: Kam 15 vjet që luaj i dëmtuar!

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 13:03
Fernando Gago

“Babi, kur të kthehesh të luash sërish a mund të vij me ty në stërvitje”, është ky zë i pafajshëm, që bëri një baba të ngrihet nga shtrati dhe të fillojë edhe një herë punën e tij, të luajë futboll.

Bëhet fjalë për mesfushorin Fernando Gago, i cili ka rrëfyer se dashuria për djalin e tij, Mateo, e ka rikthyer edhe një herë në fushën e blertë.

“Kur u dëmtova në Superklasiken ndaj River Plate, nuk isha i sigurt nëse do të kthehesha më të luaja. Nuk i kisha thënë ende asgjë djalit, ndërsa ai ngulte këmbë që të vinte me mua kur të kthehesha të luaja. Kur i thash se nuk e dija nëse do të kthehesha apo jo, ai më kundërshtoi menjëherë...”, tha fillimisht ish-lojtari i Real Madridit, Romës dhe Boca Juniors.

“Qava pa fund”, tha Gago, “Kam vuajtur tmerrësisht shumë nga tendina e Akilit dhe kam ndjerë dhimbje për 15 vite me radhë. Gjithçka filloi në ndeshjen Liverpool-Real Madrid. U dëmtova në atë ndeshje dhe u kërkova mjekëve të më jepnin ilaç që të rifilloja lojën. Sot, vite më vonë, mendoj se mund ta kisha dëmtuar aq rëndë veten sa nuk do të ecja dot, ose të dilja nga makina. Akull dhe dhimbje gjatë gjithë javës, është gjithmonë e njëjta histori”, vijon më tej 33-vjeçari.

“Vesh këpucë dy numra më të mëdhenj, që të lehtësoj dhimbjet. Marr adrenalinë para çdo ndeshje dhe nuk ndjej asgjë. Gjithsesi iu them se unë i mbaj gjithmonë këmbët jashtë krevatit dhe vesh shapka çdo herë kur jam në plazh, në të kundërt kam shumë dhimbje”, me këto fjalë argjentinasi tregon të gjithë vuajtjet e tij.

Prej 1 korrikut ai është rikthyer të luajë futboll, teksa ka pranuar të veshë fanellën e skuadrës argjentinase të Velez Sarsfield.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat