Trajneri i Brazilit: Nuk e prisja, Neymar më surprizoi

Futboll

Trajneri i Brazilit: Nuk e prisja, Neymar më surprizoi

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 14:25
Neymar

Trajneri i Brazilit, Tite, pranoi se performanca e Neymar në barazimin 2-2 me Kolumbinë e befasoi atë. Për pasojë, nuk e mori në konsideratë zëvendësimin e 27-vjeçarit, por e lejoi të luante 90 minutat e plota: "Unë mendova ta largoja nga fusha për hir të gjendjes fizike, por pashë se përgjigjet e tij në këtë drejtim ishin të forta, intensive dhe të koordinuara. Pata kënaqësinë ta shihja atë duke u rritur me kalimin e minutave. Ndërsa afrohej fundi i lojës, ai jepte gjithnjë e më shumë. Jua them me sinqeritet se ishte mbi pritshmëritë e mia.

Unë bisedova me Neymar dhe kisha në plan ta aktivizoja 45 minuta. Një lojtar fillon të mendojë dhe nuk mund të performojë kur lodhet. Ai po mendonte dhe performonte si duhet. Kjo më befasoi. Festimi i golit? Ishte një reagim i besnikërisë së vërtetë. Ne kemi një marrëdhënie të së vërtetës dhe besnikërisë me njëri-tjetrin si skuadër. E themi hapur atë që mendojmë se është e drejtë dhe gabuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat