Kosova si bombë atomike shemb Çekinë, lider në grup!

Futboll

Kosova si bombë atomike shemb Çekinë, lider në grup!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2019 Në ora: 15:17
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) -  Kosova si 'bombë atomike' shemb Çekinë, lider në grup!
Kombëtarja e Kosovës shënon fitore të madhe me rezultat 2:1 në përballje me Çekinë, në ndeshjen e vlefshme të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian. Kosova e fuqishme shembi Çekinë, duke e marr përkohësisht kreun e tabelës me 8 pikë, dy më shumë se Anglia dhe Çekia.

Vedat Muriqi në minutën e 20-të dhe Mërgim Vojvoda në atë të 66-të i sollën fitoren e madhe Kosovës, sjellin gëzimin te tifozët 'Dardanët'  dhe kudo ku janë shqiptarët dhe për Çekinë realizoi Schik në minutën e 16-të.   

Kjo është Kosova, në 15 ndeshje pa humbje, i shkakton humbje edhe një fuqie të futbollit siç është Çekia. Ju lumtë djem, ju lumtë përzgjedhës Bernard Challandes, ju lumtë Agim Ademi - president i FFK-së, ju lumtë tifozëve ‘Dardanë’, ju lumtë gjithë popullit shqiptar! 
Kosva ka dy fitore e dy barazime në grup, pa humbje,. Kosova e ka mposhtur me 3:2 Bullgarinë në Sofje, kurse sot me 2:1 Çekinë, dhe ka baarzuar 1:1 me Bullgarinë në Prishtinë dhe 1:1 me Malin e Zi në Podgoricë. Kosova do të luajë ndeshjen e radhës në Southmpton të martën mbrëma (me 10 shtator. 20.45) kundër Anglisë. Kjo ndeshje është derbi! 

Kosova-Çekia 2:1

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shënues: Muriqi (20’), Vojvoda (66’)– Schick (16’).
Kartonat e verdhë: Muriqi – Celustka, Masopust.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj, Voca, Halimi (Rashkaj 87’), Zhegrova (Muslija 56’), Celina, Rashani (V. Berisha 51’) dhe Muriqi.
Çekia: Vaclik, Kaderabek, Celustka, Suchy, Boril, Darida, Soucek, Masopust (Dolezal 81’), Kral (Husbauer 72’), Schick (Krmencik 61’) dhe Jankto.

Koha shtesë. 89' Valon Berisha i pafatl gati sa shënoi në portën e portierin Vaclik. 

87' Po vijnë çastet e fundit, Kosova një kombëtare e re por shumë e fortë për Çekinë, 2:1.

85' Çekia orvatet që të barazojë, dukshme e rrezikshme.

Në minutën e 83-të, një dale e gabueshme e portieri Muriç por Haliti e largon topin nga vija fatale. 

83’ Përzgjedhësi i Kosovës, zvicerani Bernard Challandes, ka ndërtuar një ekip të frikshme për rivalët. 

81’ Aktualisht Kosova është në krye të renditjes me 8n pikë, dy më shumë se Anglia dhe Çekia. Mrekulli që askush nuk e ka pritur.  Kosova më e mirë se Çekia.

78' Kosova pa pesë lojtarë, pa Milot Rashicën, Arbër Zenelin, Benjamin Kolollin, Herolind Shalën dhe Hekuran Kryeziun, po shkëlqen ndaj Çekisë .

Kosova-Çekia 2:1

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shënues: Muriqi (20’), Vojvoda (66’)– Schick (16’).
Kartonat e verdhë: Muriqi – Celustka, Masopust.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova (Muslija 56’), Celina, Rashani (V. Berisha 51’) dhe Muriqi.
Çekia: Vaclik, Kaderabek, Celustka, Suchy, Boril, Darida, Soucek, Masopust, Kral (Husbauer 72’), Schick (Krmencik 61’) dhe Jankto.
75' Lojë emocinuese në stadiumin e Prishtinës, djelmoshat tanë po luftojnë me mish e më shpirt dhe janë shumë afër fitores. 

72’ Ju lumtë djelmoshave tanë, po tregojnë lojë të madhe, duke avancuar me 2:1 dhe janë drejt e4dhe një fitore të madhe, që e bën edhe më të fuqishëm.

Në minutën e 66-të, Mërgim Vojvoda shënon dhe ndez krejt stadiumin 'Fadil Vokrri'. Kosova e fuqishme. Valon Berisha nga rivënia e këndin harkoi përtokë dhe Vojvoda pothuajse i pambuluar dhe nga rreth 13 metra me goditje dinake e futi topin në këndin e djathtlë të portierit Vaclik, 2:1.

65' Lojë emocinuese, atmosferë e zjarrtë në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë.  
Kosova-Çekia 1:1

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shënues: Muriqi (20’) – Schick (16’).
Kartonat e verdhë: Muriqi – Celustka.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova (Muslija 56’), Celina, Rashani (V. Berisha 51’) dhe Muriqi.
Çekia: Vaclik, Kaderabek, Celustka, Suchy, Boril, Darida, Soucek, Masopust, Kral, Schick (Krmencik 61’) dhe Jankto.

60' Një goditje me kokë e Rrahmanit dhe Vaclik mbron me vetëmohim të pashoq.

60' Lojë e madhe e Kosovës, e cila në 14 ndeshjet e fundit nuk ka pësuar humbje.

50' Vazhdon rezultati baras, 1:1.

46' Hadërgjonaj shpëton një gol të sirgurt.

Kështu përfundoi pjesa e parë, Kosovë-Çeki 1:1

44' Nuk ka ndryshim rezultati, te dyja ekipet luftojnë me mish e më shpirt.

42' Kosova shumë e mirë, Çekia e rrezikshme në disa raste.

Lojë e mirë.

Image

40' Kosova-Çekia 1:1

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani dhe Muriqi.
Çekia: Vaclik, Kaderabek, Celustka, Suchy, Boril, Darida, Soucek, Masopust, Kral, Schick  dhe Jankto.
 

35’ Kosova ka posedimin e topit, 53 për qind me 47 për qind ndaj rivalit.

32’ Aron Muriq shpëtoi portën e tij. Schick nga pozita ideale godet fortë por Muriç me vetëmohim të madh shpëtoi portën e tij.

30’ Çekia janë mjaft të lëvizshëm dhe të rrezikshëm në disa momente.

30’ Çekia janë mjaft të lëvizshëm dhe të rrezikshëm në disa momente.

27' Atmosferë, lojë e madhe e Kosovës, Çekia në presion të djelmoshave tanë.

24' Lojë e madhe e Kosovës, e cila po sulmon në drejtim të portës rivale.

Image

20' Rashani depërton bukur dhe asistoi bukur, Muriqi nga afërsia shënon për 1:1. 

20' Vedat Muriqi mjeshtër i golit, futet brenda zonës. Ndeze stadiumi!

Mysafirët në epërsi, Patrik Schick ndëshkon Kosovën.Mbrojtja e Kosovës nuk reagoi si duhet dhe Patrik Schick  nga rreth 12 metra me një goditje të fortë e në këndin e djathtë të portierit Muriq, 0:1.

15’ Kartoni i parë i verdhë, ndëshkohet Vedat Muriqi.

14’ Lojë me shumë kujdes nga të dyja palët dhe secila synon të vije deri te rasti.

11’ Kosova më shumë mungesa por mjaft e mirë. Pa Rashicën, Zenelin, Kryeziun, Shalën dhe Kolollin.

9’ Kosova luan shumë mirë, po rrezikon më shumë.

6’  Rreth 13 mijë shikues në stadium shohin një lojë të mirë.

5’ Lojë mesatare dhe të dyja ekipet kërkojnë të vijnë të rasti i parë.

2' Nuk ka gola.

Fillon ndeshja. Intonohet himni i Kosovës dhe i Çekisë.

Kosova do ta zhvillojë duelin e rradhës në kualifikimet për Kampionatin Europian 2020 kundër Çekisë.

Kanë dalur formacionet zyrtare të këtij dueli.

Kosova do të ketë shumë mungesa në këtë ndeshje. 

Image

***

Pak minuta (15.00) nga fillimi i ndeshjes së kombëtares së Kosovës dhe Republikës së Çekisë, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro2020”.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për këtë ndeshje është përballur me “kokëdhimbje” për shkak të krizës me lëndime të futbollistëve.

Challandes nuk ka mundur të llogaritë në shërbimet e yjeve si Milot Rashica, Arbër Zeneli, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala.Të gjithë të këtë janë të lënduar dhe nuk kanë arritur të rikuperohen me kohë për këtë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat