Deklarata e kapitenit Amir Rrahmani pas fitores

Futboll

Deklarata e kapitenit Amir Rrahmani pas fitores

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 17:23
Amir Rrahmani

Para afro 15’të minutash është mbyllur dueli mes Kosovës dhe Çekisë.

Kosova për kundër mungesave të mëdhave, sërish tregoi shpirt luftarak, duke e rikthyer rezultatin nga disavantazhi.

Për Kosovën golat i shënuan Muriqi e Vojvoda, derisa për çekët realizoi Shcick.

Ndërkaq, për mikrofonët e Supersport, pas ndeshjes, foli kapiteni Rrahmani, i cili u shpreh jashtëzakonsisht i lumtur me fitoren:

“Kemi bërë një hap të madh me këtë fitore. Ka qenë e vështirë, sidomos duke u bazuar në mungesat që i kemi pasur, por ia dolëm. Anglia ka dy ndeshje më pak, por është mirë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat