Ylli i Realit njofton tërheqjen nga kombëtarja: Nuk do vras veten nëse...

Futboll

Ylli i Realit njofton tërheqjen nga kombëtarja: Nuk do vras veten nëse...

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 17:28
Toni Kroos

Toni Kroos ka paralajmëruar se pas kampionatit Europian të vitit 2020 do të tërhiqet nga kombëtarja e Gjermanisë.

Këtë gjë, mesfushori i Real Madridit e konfirmoi pas humbjes 4-2 ndaj Holandës, duke theksuar se cikli i tij ka përfunduar tek “Panzerat”.

“Pas kampionatit Europian, do të jetë periudha më e përshtatshme për t’u tërhequr nga Gjermania. Nuk do të vras veten nëse nuk e mbyll karrierën duke fituar këtë kompeticion me kombëtaren”, tha 29-vjeçari.

Kujtojmë që Kroos është gjysmëfinalist në Euro 2012 dhe 2016, si dhe në vitin 2014 ka fituar një Kupë Bote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat