Tifozi çek bën shfaqje pas ndeshjes në Prishtinë

Futboll

Tifozi çek bën shfaqje pas ndeshjes në Prishtinë

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 17:46
Tifozi çek bën shfaqje pas ndeshjes në Prishtinë

Përkundër që ekipi i tij kombëtar pësoi disfatë me rezultat 2:1 në “Fadil Vokrri” kundër Kosovës, një tifoz çek i shijoi tingujt e tupanëve në Prishtinë, duke vallëzuar në mes të një turme të madhe njerëzish.

Me fanellën e Çekisë të veshur dhe një flamur të Çekisë në duar, një tifoz hyri në mes të një turme të madhe njerëzish dhe vallëzoi bashkë me disa persona të tjerë. Ekipi kombëtar i Kosovës ka arritur të sigurojë fitore të rëndësishme, me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Republikës Çeke, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Fitorja e sotshme e “Dardanëve” jo vetëm që e vazhdon ecurinë e ndeshjeve pa disfatë në 15 të tilla, por edhe ia jep Kosovës tri pikë të rëndësishme në ëndrrën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020.

Kosova do ta vazhdojë ëndrrën për kualifikim në EURO 2020 të martën, kur do të përballet me Anglinë në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”.

Megjithatë, Kosova e ka edhe një rrugë të dytë për ta siguruar pjesëmarrjen në Evropian, përmes play-offs të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale do të takohet me Maqedoninë, e në finale mund të përballet me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat