E jashtëzakonshme si raporton Serbia për fitoren e Kosovës!

Futboll

E jashtëzakonshme si raporton Serbia për fitoren e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2019 Në ora: 17:58
E jashtëzakonshme si raporton Serbia për fitoren e Kosovës!

E jashtëzakonshme apo jo, kur mediat në Serbi raportojnë për fitoren e kombëtares së Kosovës dhe e quajnë senzacion, që besa thonë se është e para në grup dhe para Anglisë!

“Senzacion në Prishtinë, Përfaqësuesja e ashtuquajtur Kosovë përmbysi Republikën Çeke dhe siguroi vendin e parë në grup, madje përpara Anglisë!

Skuadra e ashtuquajtur e futbollit Kosova erdhi si një surprizë e madhe sot, pasi ishte më e mirë sesa përzgjedhja e Republikës Çeke 2:1 (1:1) në Prishtinë.

Vizitorët udhëhoqën nga Schik qysh në minutën e 16-të të ndeshjes, por barazimi erdhi vetëm katër minuta më vonë nga Muriqi.

Rezultati përfundimtar u shënua nga Vojvoda në minutën e 67-të i ndihmuar nga asistimi i kapitenit të Kosovës Berisha i cili hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë.

Pas këtij raundi e ashtuquajtura Kosova është e para në tabelë me tetë pikë pas katër xhirove, ndërsa Republika Çeke mbetet në gjashtë pikë. Anglia gjithashtu ka gjashtë pikë, por dy ndeshje më pak”, shkruan ‘Kurir’ i Serbisë. Edhe Sportski Zurnal shkruan se Kosova ishte më e mirë se Çekia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat