Hadergjonaj: Ja çfarë po më pyesin anglezët për Kosovën

Futboll

Hadergjonaj: Ja çfarë po më pyesin anglezët për Kosovën

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 18:04
Hadergjonaj: Ja çfarë po më pyesin anglezët

Kosova e ka mposhtur Çekinë me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A në kualifikimet për Kampionatin Evropian.Vedat Muriqi (20’) e Mërgim Vojvoda (66’) shënuan për Dardanët, ndërsa Patrik Schick (16’) ishte autor i golit për mysafirët.

Njëri nga lojtarët kryesor në ekipin e Kosovës, Florent Hadergjonaj në bisedë për RTK ka thënë se Kosova tash u bë e madhe dhe të gjithë po pyesin për të.“Jemi bërë një grup shumë i fortë. Forca jonë është grupi dhe e patë të gjithë çka jemi në gjendje të bëjmë. Anglia është shumë e fortë. E njoh shumë mirë Anglinë.

Kam luajtur kundër shumicës së lojtarëve dhe e di çfarë niveli kanë. Megjithatë, kryesorja ka qenë ndeshja e sotme. E dimë sa vlejnë këto pikë”, ka thënë Hadergjonaj.“Tash u bindën të gjithë se mundemi edhe ndaj kombëtareve të mëdha. Tash të gjithë po na njohin dhe jemi bë lajm.

Tash po konkurrojmë me Anglinë dhe kjo është e madhe. Me kanë pyetur edhe anglezët për Kosovën dhe ata po interesohen shumë për ne”, përfundoi Hadergjonaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat