Challandes: Lojtarët ishin në gjendje të vdisnin në fushë

Futboll

Challandes: Lojtarët ishin në gjendje të vdisnin në fushë

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 18:09
Konferenca per media

Kosova ka arritur ta mposhtë skuadrën e Çekisë në ndeshjen e sotme të zhvilluar në stadiumin " Fadil Vokrri".

Pas ndeshjes në konferencën për shtyp, trajneri Bernard Challandes tha se ishte një ndeshje ashtu siç e kishte parashikuar ditë më parë, por që me shumë mund arritën të marrin 3 pikë shumë të rëndësishme.

Challandes: Lojtarët luajtën një ndeshje madhështore

"Faleminderit për urimet, por së pari urimet i meritojnë lojtarët. E thash edhe dje në konferencë se na pret një ndeshje shumë e vështirë dhe e patë që ishte shumë e vështirë. Nuk na është dashur vetë një renditje taktike në fushë, por duhej të tregonim karakter dhe këtë e pamë edhe në fushë. Kemi pasur shumë lëndime dhe shumë mungesa, por kemi shumë lojtarë tjerë. E keni parë Muslijan i cili është 20 vjeçar dhe ka luajtur si lojtar me eksperiencë. Çfarë mund të them tjetër ne kemi diskutuar gjatë këtyre javëve dhe mungesat e lojtarëve si Rashica e Zeneli iu jep mundësi lojtarëve tjerë të luftojnë për një vend në kombëtare. E kam thënë edhe më parë se na duhet një luftë ekipore dhe jo e vetëm një lojtari", tha fillimisht Challandes.

Challandes më pas foli edhe për gardianin e portës, Aro Muriç për të cilin tha se ai bëri një ndeshje të mirë duke e shpëtuar Kosovën në disa raste ku mund të pësonte gol.

Challandes: Muric bëri një ndeshje të mirë

"Muriçi është shumë i ri. Për mua bëri një ndeshje të mirë, bëri disa gabime por në logjikën time ai është një portier modern dhe më pëlqen që merr përsipër disa rreziqe. Ai ka pasur disa momente shumë të mirë në të cilët ka reaguar mirë ndaj lojtarëve shtatlartë të Çekisë, kështu ne kemi edhe Samir Ujkanin i cili tanimë është bashkuar me Torinon. Për të ardhmen nuk është që brengosem shumë sa i përket çështjes së portierëve në skuadër" u shpreh ai.

Në fund Challandes foli edhe për ndeshjen ndaj Anglisë të cilën e cilësoi si një makth duke parë edhe lojtarët të cilët luajnë më atë kombëtare. Ai e cilësoi Anglinë si një ndër përfaqësuesit më të mira në botë.

Me këtë fitore Kosova renditet e para në grup me 8 pikë duke lënë pas Anglinë me 6 pikë nga dy ndeshje të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat