“Sa herë që shoh Ribery, më mbushen sytë me lot”

Futboll

“Sa herë që shoh Ribery, më mbushen sytë me lot”

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 20:49
Franck Ribery

Transferimi i sulmuesit francez Franck Ribery te skuadra e Fiorentinës ishte një surprizë në merkaton e verës. Askush nuk e priste këtë lëvizje të veteranit, që debuton në Serinë A (u largua pas 12 vitesh nga Bayern Mynih).

Drejtori sportiv i Fiorentina, Daniele Prade, arkitekti i këtij transferimi, ka folur për mediat italiane. Ai shprehet se ndihet krenar për ardhjen e Ribery në Firence.

“Nuk e kisha menduar kurrë më parë se do të sillja Ribery te Fiorentina. Sa herë që e shoh mallëngjehem, më mbushen sytë me lot. Sidomos kur shoh që i jep këshilla të rinjve. Janë kampionë si bëjnë të rinjtë të rriten më këshillat e tyre”, tha Prade.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat