Kjo është festa e kroatëve pas fitores së Kosovës ndaj Çekisë

Futboll

Kjo është festa e kroatëve pas fitores së Kosovës ndaj Çekisë

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 23:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kosova sot ka shënuar njërën prej fitoreve më të rëndësishme në historinë e saj, që nga pranimi në UEFA.

Djelmoshat e Challandes, përkundër mungesave të shumta të bashkëlojtarëve në formacionin startues, ia arritën qëllimit, që t’i bëjnë të lumtur ata 13 mijë të pranishëm e qindra-mijëra të tjerë që i përcollën përmes ekranit.

Dueli u mbyll 2-1, derisa përveç në viset shqiptare, fitorja u festua edhe në Kroaci.

Tifozët kroatë kanë bërë me duar simbolin e Kosovës, teksa fytyrat e tyre të buzëqeshura tregojnë mjaft sa i përket gëzimit të tyre lidhur me fitoren e kombëtares verdhë e kaltër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat