Baste, pezullime e tradhti; Ish-agjenti i Maxi Lopez transferoi Icardin te PSG!

Futboll

Baste, pezullime e tradhti; Ish-agjenti i Maxi Lopez transferoi Icardin te PSG!

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 07:23
Pablo Cosentino

Wanda Nara, Gabriele Giuffrida dhe... Pablo Cosentino. Këta të tre ishin personat që menaxhuan situatën e orëve të fundit të merkatos, që kishte një mision të madh në shtëpinë e Inter: transferimin e Mauro Icardit tek PSG.

Cosentino është një emër i veçantë në futboll, pasi e shkuara e tij ka ngjarje vërtet tepër të forta. Ai u skualifikua për 4 vjet nga roli i tij si agjent, duke qenë se u përfshi në skandalin e basteve ku ishte pjesë skuadra e Catania.

Gosip dhe skualifikim –Cosentino ka lindur në Buenos Aires, agjent i disa futbollistëve argjentinas dhe ish-drejtues në klubin e Catania, që përfundoi me arrest shtëpia para disa vitesh.

Agjenti ka qenë në qendër të një trekëndëshi dashurie. Sipas disa medieve në Argjentina, ai u lodh me bukuroshen Nicole Neumann, e cila asokohe ishte e martuar me futbollistin Velez Fabian Cubero, por që u nda dhe shkak mendohet të jetë agjenti, sepse ata patën një lidhje klandestinë me folën e tyre të dashurisë në Milano.

Një histori e ngjashme me atë të Mauro Icardi dhe Wanda Nara, që u martuan së bashku, duke lënë jashtë loje Maxi Lopez.

Pikërisht këtu merr edhe më shumë kuptim historia e këtij agjenti. Ai vetë ka menaxhuar sulmuesin argjentinas në kohën kur ndodhi ndarja e tij Wanda Nara, kohë kur vendosi marrëdhënie të forta me agjenten aktuale të Icardit.

Cosentino njihet edhe për historinë e tij me Mati Fernandez, të cilin e dërgoi tek Milani duke  e maskuar në një taksi dhe askush nga gazetarët dhe shtypi nuk e morën vesh lëvizjen që u bë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat