Vata: Mavraj duhet të largohet nga kombëtarja

Futboll

Vata: Mavraj duhet të largohet nga kombëtarja

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 09:36
Rudi Vata

Ish-futbollisti i kombëtares Rudi Vata, ishte i ftuar në RTSH Sport, për të komentuar ndeshjen Francë-Shqipëri.

Vata shpërtheu në kritika për humbjen e thellë 4-1 ndaj Francës duke akuzuar të gjithë, por sidomos lëshon bombën ndaj Mërgim Mavrajt.

"Mavraj nuk i shërben më ekipit kombëtar, nuk bën diferencën. Me gjithë respektin për karrierën e tij. 

"Jemi ekip i dobët dhe nuk japim asnjë shpresë. Luajnë pa qejf. Jemi në krizë. Katër a pesë pasime nuk dimë t'i bëjmë radhazi. Duhet të korigjohemi.  "Franca kampione bote? Ne flemë me ëndrra dhe zgjohemi me ëndrra... Nuk kishim asnjë plan për të luftuar Francën. Franca nuk kishte qëllim të shënonte shumë gola, se do ta kishte bërë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat