Analisti politik emocionon për dr. Ibrahim Rugovën dhe Fadil Vokrrin

Futboll

Analisti politik emocionon për dr. Ibrahim Rugovën dhe Fadil Vokrrin

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shtator 2019 Në ora: 13:27
Analisti politik emocionon për dr. Ibrahim Rugovën dhe Fadil Vokrrin

Analisti politik, Vigan Qorroli, është i gëzuar së tepërmi me fitoren e kombëtares së Kosovës, me rezultat 2:1 kundër Republikës së Çekisë, në kuadër të xhiros së pestë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll. 

Qorrolli ka kujtuar dy figura të mëdha, Presidentin historik të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova dhe legjendën e futbollit Fadil Vokrri, që ndërroi jetë me 9 qershor të vitit të kaluar sa ishte në krye të FFK-së.  

“Gëzuar atje lartë në qiell për dy Maestrot e Republikës; njëri për politikë dhe tjetri për futboll.
Kjo është Kosova juaj dhe e jona - që të gjithë e ëndërruam për shekuj.

Kini durim edhe pak sa të bëhet edhe në këtë sferën tjetër, siç u bë në futboll.
Ju duam pafund!”, shkruan Qorrolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat