Lirohen tifozët çek që u arrestuan të premten

Futboll

Lirohen tifozët çek që u arrestuan të premten

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 13:27
Ilustrim

Tetë tifozët çek që u arrestuan të premten janë liruar nga Policia e Kosovës pas konsultimit me prokurorinë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar, Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se atyre janë konfiskuar disa pajisje dhe në konsultim  me prokurorinë ata janë liruar dje. Të njëjtit janë gjobitur sipas ligjit për të huajt.

“ Lidhur me shtatë (7) shtetasit nga Republika e Çekisë dhe njërit (1)  me nënshtetësi nga Serbia, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime sipas procedurave ligjore, u janë konfiskuar disa pajisje dhe në konsultim me prokurorinë janë liruar dje, të njëjtit janë trajtuar edhe sipas ligjit për të huajt, ku të njëjtëve iu janë shqiptuar edhe gjobat bazuar në këtë ligj. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive në mënyrë profesionale, dhe në bashkëpunim me agjencitë tjera të sigurisë të garantoj rendin kushtetues dhe sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës.”,  tha Hoxha për Indeksonline.

Policia e Kosovës kishte arrestuar tetë shtetas të Çekisë të cilët kishin planifikuar që gjatë ndeshjes futbollistike Kosovë-Çeki ta ngritnin dronin mbi stadium me flamurin me mbishkrim “Kosova është Serbi”.

Falë vigjilencës së Policisë Rajonale të Ferizajt ishte bërë i mundur ndalimi i tyre në flagrancë ndërsa janë konfiskuar edhe pajisjet dhe flamujt me mbishkrime.

Ky është një sukses i madh i policisë së Kosovës pasi është parandaluar një provokim i cili ka mundur të sjellë shumë telashe në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat