Neuer tregon se kur do të pensionohet

Futboll

Neuer tregon se kur do të pensionohet

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 16:37
Manuel Neuer

Portieri veteran, Manuel Neuer ka pasur një karrierë legjendarenë si për Bayern Munich ashtu edhe për Gjermani, por 33-vjeçari nuk po mendon fare për pensionimin.

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer nuk është në nxitim për të dalë në pension dhe nuk do ta bëjë këtë derisa të ndjejë se nuk është më i nevojshëm.

“Kur nuk keni më nevojë dhe e ndjeni, është e vështirë të ngriheni dhe të motivoheni çdo ditë”, tha fillimisht ai.

“Kur përvoja juaj është e nevojshme dhe lojtarët tuaj kanë nevojë për ju, kjo ju shtyn më tej. Kam ndjenjën se jam shumë i nevojshëm këtu në kombëtare dhe se të gjithë janë të lumtur që jam këtu. Është e qartë se unë duhet ta tregoj akoma performancën time”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat