Ish-selektori i emocionuar me fitoren e Kombëtares së Kosovës: Kam mbetur pa fjalë

Futboll

Ish-selektori i emocionuar me fitoren e Kombëtares së Kosovës: Kam mbetur pa fjalë

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 22:14
Albert Bunjaki

Ish-selektori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, ka folur për fitoren dhe paraqitjen mbreslënëse kundër Çekisë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” dje mundën Republikën e Çekisë me rezultat të ngushtë 2:1.

Ndeshjen në fjalë e ka komentuar edhe ish-trajneri i Kosovës Albert Bunjaki i cili është shprehur tejet i emocionuar.

“Jam tejet i emocionuar, derisa në përfundim të ndeshjes nuk kam mundur ta them asnjë fjalë”, tha Bunjaki në “Arena Sportive”.

“Kur jam kyçur në Përfaqësuese në vitin 2009, jam shprehur tejet i nderuar dhe kam pasur përgjegjësi të madhe”, vlerësoi Bunjaki.

“Jam shumë krenar”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat