Kosova U21 të inspiruar nga Kombëtarja A, sonte përballen me Anglinë për ëndrrën Euro 2021 - Bota Sot
Kosova U21 të inspiruar nga Kombëtarja A, sonte përballen me Anglinë për ëndrrën Euro 2021

Futboll

Kosova U21 të inspiruar nga Kombëtarja A, sonte përballen me Anglinë për ëndrrën Euro 2021

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 08:44
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka zhvilluar mbrëmë stërvitjen e saj në stadiumin “KCOM” në Hull City, aty, ku sonte, në orën 20:45, do të luajë ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë U21 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Atmosfera në kampin e drejtuar nga Rafet Prekazi është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë.

Përkundër faktit se përballë do të kenë një kundërshtar shumë cilësor, Dardanët e rinj e presin me entuziazëm këtë duel dhe me vetëbesim se mund të nxjerrin rezultat pozitiv.

Stërvitja e djeshme ka qenë me intensitet më të vogël, por i ka shërbyer futbollistëve për t’u ambientuar me fushën, derisa përzgjedhësi Prekazi ka dhënë instruksionet e fundit për lojën e cila zhvillohet sot.

Kujtojmë që në grupin 3, Kosova është lidere me gjashtë pikë me dy ndeshjeve të zhvilluara, kurse ‘Tre Luanët’ kanë tre pikë me një ndeshje të luajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...