Bale: Pasi lëndohesh duhet kohë për t’u rikthyer në formë

Futboll

Bale: Pasi lëndohesh duhet kohë për t’u rikthyer në formë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 10:15
Gareth Bale

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka thënë se lëndimet janë shkaktar që nuk është gjithmonë në formën e duhur.

Sulmuesi shpesh nuk mund të luaj për “Los Blancos”, pasi është i lënduar.

Uellsiani ka thënë se këto lëndime po i heqin sigurinë për të shënuar gola dhe të këtë performancën në nivelin e duhur.

“Shënimi i golave do ta rrit sigurinë. Çdo lojtar që ka siguri në vete arrin të shënoj me shumë gola dhe ta ndihmoj ekipin. Në përgatitjet parasezonale nuk isha në formën e duhur. Pas çdo lëndimi të duhet kohë për t’u rikthyer në formën e duhur. Mirëpo, ato ndeshje kanë kaluar dhe tash po bëj me të mirën. Kemi disa ndeshje dhe jam i gatshëm për të bërë me të mirën, kjo me ndihmon të shënoj dhe fizikisht të bëj atë që ju dëshiron që unë të bëj”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat