Inter publikon fanellat e treta, dizajn unik

Futboll

Inter publikon fanellat e treta, dizajn unik

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Inter ka publikuar fanellat e treta për sezonin 2019/20 dhe janë me ngjyrë të zezë, frymëzuar nga fanellat nga e kaluara dhe sponsorët e tyre të gomave Pirelli.

Kjo fanellë do të përdoret mbi të gjitha në Ligën e Kampionëve dhe bashkon “elementë të fanellave të tyre ikonike 1997/98 dhe 2009/10”.

“Ndikimi i fanellave ’97 -98, të veshura nga legjenda e Brazilit Ronaldo, janë veçanërisht të bukura me kthimin e një siluete të zezë, të gjallëruar me stil nga zbukurime të verdha të ndritshme dhe detaje”.

“Ndërkohë, fanella përfshin një jakë, siç ishte në sezonin ’09-10 kur ekipi fitoi tripletën”, thuhej në njoftimin e skuadrës për fanelat e reja.

Image

Gomat e Pirellit kanë sponsorizuar Interin që nga viti 1995 dhe ngjyra e plotë e zezë kujton gomën e Formula 1.

“E zeza dhe e verdha është gjithmonë një kombinim fitues dhe fanellat e treta të Interit duket veçanërisht dinamike”, tha Pete Hoppins, Drejtor i Lartë i Dizajnit të Veshjeve të Nike Football.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat