Berisha largohet nga grumbullimi, Reja thërret një tjetër portier

Futboll

Berisha largohet nga grumbullimi, Reja thërret një tjetër portier

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 15:12
Etrit Berisha

Portieri Etrit Berisha është larguar sot nga grumbullimi me Kombëtaren Shqiptare për shkak të një dëmtimi, ndërsa është gjetur menjëherë zëvendësuesi i tij.

Bëhet fjalë për portierin e Shqipërisë U21, Gentian Selmani, që është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Edi Reja, për të plotësuar treshen e portës bashkë me Strakoshën dhe Alban Hoxhën.

Kuqezinjtë do të përballen nesër në mbrëmje me Islandën, në një sfidë vendimtare për fatet e eliminatoreve të Euro 2020-ës, ndërsa nga minuta e parë pritet të startojë pikërisht gardiani i Lazios, Thomas Strakosha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat