Interi mendon për të brishtin e Bundesligës, lëvizje e papritur!

Futboll

Interi mendon për të brishtin e Bundesligës, lëvizje e papritur!

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 16:04
Conte

Mario Gotze nuk do të ketë shumë hapësira te Borussia Dortmund këtë sezon, ndryshe nga një vit më parë kur ishte lider. Vjet luajti në 29 ndeshje dhe shënoi 7 gola, ndërsa këtë sezon ka marrë vetëm 12 minuta. Heroi i Gjermanisë në botërorin e 2014 e ka pranuar se dëshiron të largohet nga Gjermania. 

Interi është vënë menjëherë në lëvizje dhe po minitoron situatën e gjermanit. Conte mendon se shtatshkurtri është një element i vlefshëm për ekipin e tij, ndërsa transferimi nuk do të ishte aspak i komplikuar. Dortmundi dhe Gotze nuk po flasin për rinovim dhe lojtari del i lirë në verë. Italianët mund ta rrëmbejnë që në janar me pak para, ose mund të presin verën për ta afruar me kosto zero. 

Gotze nuk ka gjetur hapësira, pasi në merkaton e verës, Dortmundi afroi futbollistë si Brandt, Thorgan Hazard dhe konfirmoi Sanchon dhe Alcacerin. Interi do të shohë situatën e Alexis Sanchez dhe që tani ka një asist nën mëngë nëse kiliani nuk bind. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat