Turqit e krahasojnë Vedat Muriqin me Didier Drogban

Futboll

Turqit e krahasojnë Vedat Muriqin me Didier Drogban

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 16:21
Vedat Muriqin

Kosova është duke bërë një punë të mrekulleshme dhe po ecën në rrugën e duhur, për t’u kualifikuar në Europianin e 2020-ës.

Të shtunën “dardanët” mundën Çekinë, me rezultatin 2-1, ku golin e barazimit e shënoi, Vedat Muriqi.

Sulmuesi shtatlart që luan në Turqi te Fenerbahçeja, po tregon çdo ndeshje e më shumë se është në një formë të shkëlqyer duke shënuar, me skuadrën e tij dhe përfaqësuesen.

Tifozët e klubit të Fenerbahçes e pëlqejnë sulmuesin dhe kanë krijuar një simpati për të, në spekrtin sportiv. Po,r janë edhe mediat turke, ato që thurin elozhe për sulmuesin shtatlartë.

E përditshmja turke “Milliyet” shkruan për Muriqin: “Ai ishte si Drogba, Muriqi u bë hero në vendin e tij”.

Paraqitja që bëri ditën e shtunë, ishte ndër më të mirat në karrierën e lojtarit dhe nuk ka kaluar pa u vënë re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat