Bersant Celina per gazetën angleze: Është definitivisht ndeshja më e madhe në historinë e Kosovës

Futboll

Bersant Celina per gazetën angleze: Është definitivisht ndeshja më e madhe në historinë e Kosovës

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 17:01
Bersant Celina

Kombëtarja e Kosovës në futboll nesër mbrëma zhvillon ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë në “St Mary’s”.

Djemoshat e Bernard Challandesit aktualisht pozicionohen në vendin e dytë të Grupit A, derisa nesër ndeshen me liderin, Anglinë.

Nuk ka nevojë t’i cekim kualitetet e “Tre Luanëve”, por neve sigurisht se na lejohet të ëndërrojmë për një rezultat pozitiv.

E si ndeshjen më të madhe në histori të Kombëtares së Kosovës e ka konsideruar edhe Bersant Celina, i cili në një prononcim për “Independent” para takimit ka thënë:

“Kjo është definitivisht ndeshja më e madhe në historinë tonë. Të gjithë mezi po e presin në Kosovë, sepse të luash kundër Anglisë është një prej gjërave më të mëdha që mund të bësh në futboll.

“Ne po luajmë kundër një skuadre të jashtëzakonshme, por ne kemi disa lojtarë të talentuar.

“Mendoj se Anglia do ta fitojë grupin, por ekziston një mundësi e madhe për ne dhe këtë do të mundohemi ta bëjmë.

“Çdokush është shumë i apasionuar në Kosovë – secili person, secila familja, i tërë shteti. E dimë se të gjithë do ta shikojnë ndeshjen kundër Anglisë në shtëpi.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat