Trajneri i Werder Bremen: Ja kur do të rikthehet Milot Rashica

Futboll

Trajneri i Werder Bremen: Ja kur do të rikthehet Milot Rashica

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 19:54
Milot Rashica

Sulmuesi i Kombëtarës së Kosovës dhe skuadrës gjermane Werder Bremen, Milot Rashica, ka marr një lajm shumë të mirë nga trajneri Florian Kohlfeldt.

Ky lajm ka bëjë me rikthimin e shpejtë të Milotit në fushat e blerta.

Sipas Kohlfeldt, rikthimi i tij mund të ndodh më datë 21 shtator në ndeshjen kundër Leipzigut.

Këto komente trajneri i Werder Bremenit i bëri gjatë një prononcimi për gazetën gjermane “Bild”.

Padyshim që Rashica do ta gëzoj edhe trajnerin e Kosovës Bernard Challandes, që do ta ketë në dispozicion 23 vjeçarin në ndeshjet e tjera në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në futboll “EURO 2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat