De Bruyne-Lukaku shkëlqejnë tek Belgjika, Sllovakia e Skriniar bën surprizën

Futboll

De Bruyne-Lukaku shkëlqejnë tek Belgjika, Sllovakia e Skriniar bën surprizën

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 22:54
Pamje nga ndeshja

Belgjika ka shkatërruar Skocinë në transfertë me rezultatin 0-4 në një ndeshje ku Kevin de Bryune ishte fantastik me tre asist dhe një gol. Fillimisht shënoi Romelu Lukaku, që në fund dha asist për mesfushorin e Man City, ndërsa dy golat e tjerë i shënuan mbrojtësit Vermaelen dhe Alderweireld.

Në Grupin I, Belgjika kryesin me 18 pikë, ndjekur nga Rusia me 15 pikë që fitoi 1-0 ndaj Kazakistanit, që posedon 7 pikë. Ndërsa Qipro fitoi 4-0 në San Marino.

Ndërkohë në Grupin E Sllovakia ka marrë një fitore jetike në Hungari, me rezultatin 1-2. Me këtë tre pikësh skuadra sllovake ngjitet në vend të dytë me 9 pikë, po aq sa Hungarezët, ndërsa Uellsi ndjek me 6 pikë, por me një ndeshje më pak. Grupin e kryeson Kroacia me 10 pikë, që barazoi 1-1 në Azerbajxhan më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat