Si do të ndalen Harry Kane e Sterling? Challandesi e zbulon planin - Bota Sot
Si do të ndalen Harry Kane e Sterling? Challandesi e zbulon planin

Futboll

Si do të ndalen Harry Kane e Sterling? Challandesi e zbulon planin

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 23:02
Bernard Challandes

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur sot në konferencë për shtyp ku tregoi se si do të ndalen Harry Kane e Raheem Sterling.

Sipas Challandesit, nuk do të ketë përqendrim apo plan specifik për vetëm një lojtar, por se për të ndalur armët më të forta të Anglisë duhet të ketë punë ekipore.

“Mendoj se në futbollin modern ne për lojtarin më të mirë duhet të gjejmë një zgjidhje kolektive, dhe në rregull, Harry Kane është sulmues i mrekullueshëm”, tha Challandes.

“Por si fans i Cityt më pëlqen edhe Sterling dhe lojtarët e tjerë”, tha ai.

“Për mua [Anglia] është ekip i mrekullueshëm, por nuk dua t’i them ekipit tim që të qëndrojmë në gjysmën tonë dhe të mbrohemi, të mbrohemi, të mbrohemi, sulmojmë pak…”, deklaroi ai.

“Shpresoj se mund të luajmë dhe të jemi kundërshtarë, jo një kundërshtar i madh, por një kundërshtar dhe ne mund të mësojmë nga ky ekip që luan me intensitet të tillë”, përfundoi Challandes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...