Gjermania ia del ndaj Irlandës së Veriut, Holanda fiton me spektakël

Futboll

Gjermania ia del ndaj Irlandës së Veriut, Holanda fiton me spektakël

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 23:18
Pamje nga ndeshja

Gjermania ka mposhtur Irlandën e Veriut me rezultatin e ngushtë 2-0 falë golit spektakolar të Halstenberg dhe Gnabry në fund të takimit.

Ishte një tjetër paraqitje jo bindëse e katër herë kampionëve të botës ndaj një skuadre e cila është tepër e fortë fizikisht, por ka mangësi të mëdha në fazën sulmuese.

Statistikat flasin qartë për gjermanët, por rastet e skuadrës së Low nuk u konvertuan në gol, diçka që ka ndodhur shpesh kohët e fundit çka tregon se mungon një sulmues tipik goli si Klose

Gjermania ngjitet në krye të renditjes duke kaluar pikërisht Irlandën e Veriut, e cila ka pësuar humbjen e parë të kualifikueseve.

Ndërkohë Holanda ka fituar me goleadë 4-0 ndaj vendit të fundit të grupit, Estonia. Tulipanët nuk e kanë diskutuar për asnjë moment fitoren jashtë fushe teksa Babel ka shënuar një dopietë, ndërsa Depay dhe Wijnaldum kanë shënuar dy golat e tjerë.

Holanda  ndodhet në vend të tretë, tre pikë më pak se Irlanda e Veriut e cila ka një ndeshje më shumë. Ndeshja e radhës është tepër e rëndësishme pasi të dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën më 10 tetor.

Në grupin G, Izraeli është mposhtur 3-2 nga Sllovenia e cila ngjitet në vend të dytë, ndërsa Maqedonia e Veriut ka mposhtur Letoninë 2-0. Ky është grupi më i fortë i kualifikueseve teksa pesë skuadra janë akoma në luftë për një biletë në Euro 2020. Polonia, e cila kryeson renditjen, ka barazuar 0-0 me Austrinë e vendit të tretë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat