Arrihet akordi, De Gea shumë pranë rinovimit me Man United

Futboll

Arrihet akordi, De Gea shumë pranë rinovimit me Man United

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 06:19
David de Gea

David de Gea është shumë pranë rinovimit të kontratës me Manchester United. Portieri ka pranuar ofertën e fundit të klubit e cila është 330,000 euro në javë, një rrogë e ngjashme me atë të Paul Pogba. Spanjolli pritet të rinovojë në ditët e ardhshme.

De Gea-s i skadon kontrata verën tjetër kështu që një marrëveshje e re do ta lejonte United të mbronte një aset vlera e të cilit mund të shkojë deri në 80 milionë euro.

Ole Gunnar Solskjaer e kishte si detyrë të bindte gardianin të rinovonte me United kur u emërua trajner dhjetorin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat