Mourinho nostalgjik: Interi i “tripletës” ka përfunduar në WhatsApp

Futboll

Mourinho nostalgjik: Interi i “tripletës” ka përfunduar në WhatsApp

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 07:13
Jose Mourinho

Trajneri Jose Mourinho është ende nostalgjik për periudhën kur ka drejtuar Interin në Serinë A.

Në një intervistë për portalin serb “Mondo”, portugezi shprehet se komunikon shpesh me lojtarët që ka patur te skuadra zikaltër në atë periudhë.

“Jemi gjithnjë në kontakt me njëri-tjetrin. Madje me lojtarët që kemi fituar “tripletën” kemi hapur një grup në WhatsApp dhe komunikojmë shpesh mes nesh. Argëtohemi shumë kur bisedojmë mes nesh”, u shpreh Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat