Trajneri që po çmend Serinë A: Tani Guardiola do të nisë të na shohë

Futboll

Trajneri që po çmend Serinë A: Tani Guardiola do të nisë të na shohë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 08:23
Guardiola

Në Champions League do të debutojë këtë sezon edhe skuadra italiane e Atalanta. Shorti hodhi ekipin e drejtuar nga trajneri Gian Piero Gasperini në Grupin C, ku ndodhen edhe Dinamo Zagreb, Shakhtar Donetsk dhe mbi të gjithë, Manchester City.

Skuadra “bergamaske” do t’i luajë ndeshjet e saj të Champions jo në fushën e saj, por në “San Siro”.

“Do t’i japim një kënaqësi këtij qyteti, sidomos në Champions. Të shohim se çfarë mund të bëjmë. Do të luajmë edhe ndaj Manchester City. Guardiola? Tani do të nisë të shohë nga afër ndeshjet tona. Ne nuk kemi limite, të zgjasë sa të zgjasë kjo ëndërr në Champions”, tha Gasperini. Ndeshjen e parë në Champions skuadra e Atalantës do ta luajë ndaj kroatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat