Sot ndeshja ndaj Islandës, ky pritet të jetë formacioni i Kombëtares

Futboll

Sot ndeshja ndaj Islandës, ky pritet të jetë formacioni i Kombëtares

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 08:53
Ilustrim

Djemtë kuq e zinj do të zbresin sot në fushën e ‘Elbasan Arena’ në ndeshjen kundër Islandës, për të provuar të përmbysin lojën e keqe me të cilën u paraqitën tre ditë më parë në Francë. Ndeshja do të nisë në orën 20:45, ndërkohë që Top Channel ka mësuar formacionin me të cilin pritet të luajë sot trajneri Edi Reja.

Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Dermaku dhe Lenjani. Në mesfushë pritet të luajnë Gjasula, Memushaj, Bare dhe Uzuni, ndërsa Cikalleshi do të jetë i vetëm në sulm.

Kapiten për këtë ndeshje do të jetë Hysaj.

Shqipëria ndodhet në grupin H të eleminatoreve të Euro 2020, e renditur në vend të katërt me 6 pikë. Vetëm një fitore kundër Islandës mund ta rikthejë Kombëtaren shqiptare në garë për një kualifikim në Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat