Ramos: Reali e ka derën e hapur për Pogban

Futboll

Ramos: Reali e ka derën e hapur për Pogban

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 09:29
Sergio Ramos, Paul Pogba

Mbrojtësi i Realit, Sergio Ramos ka shprehur dëshirën për të luajtur me yllin e United, Paul Pogba.

Pogba gjatë gjithë verës ishte i kërkuar nga “Los Blancos”, mirëpo United vendosi të mos e shes nëse nuk paguheshin 180 milionë euro, vlerë e cila ishte shumë e madhe për gjigantin spanjoll.

Spanjolli mendon që në të ardhmen,  do ta sheh francezin në “Santiago Bernabeu”.

“Mendoj që Reali e ka derën hapur për lojtarë të mirë si ai. Për mua është një ndër lojtarët më të mirë. Është ndryshe dhe ka treguar kualitet e tij te Juventusi e United. Mendoj se do të balancoj skuadrën”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat