Andi Lila plas “bombën”: Shteti na i hoqi pasaportat diplomatike të “Euro 2016”

Futboll

Andi Lila plas “bombën”: Shteti na i hoqi pasaportat diplomatike të “Euro 2016”

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 10:00
Andi Lila

Andi Lila po flet si një “sindikalist” i vërtetë, në mbrojtje të futbollistëve. Jo vetëm të atyre të kampionatit shqiptar, për të cilët ka krijuar edhe shoqatën përkatëse, por edhe të bashkëlojtarëve kuqezinj. Targeti kryesor, që është goditur nga mesfushori kavajas, është zv.ministri i jashtëm i Repuiblikës së Shqipërisë, Gent Caka. Ky i fundit ka ndërmarrë një "reformë", sipas tij, duke iu hequr shumë personave pasaportat diplomatike. 

Kjo lloj reforme, që në fakt nuk shton asgjë në xhepat e qytetarëve shqiptarë, ka prekur edhe lojtarët kuqezinj, ata që ishin pjesë të suksesit historik në “Euro 2016”. Besoj e mbani mend, se si pritej (në fakt lëçitej) kombëtarja nga qeveritarët asokohe, duke mos e lënë të bie në tokë nga Aeroporti i Rinasit deri në Kryeministri, qoftë edhe duke u “pjekur” në atë autobusin “kabriolet”, në rreze të diellit. Dhe në fund të pritjes madhështore të heronjve të “Francë 2016”, një trokitje në dyert e Ministrisë së Jashtme, që atëherë drejtohej nga Ditmir Bushati. 

hpejt e shpejt u bë kryerja e procedurave përkatëse për paisjen me pasaporta diplomatike të të gjithë atyre, që përfaqësuan Shqipërinë në atë kompeticion. Në fakt, kjo gjë u duk show, përdorje politikisht e suksesit të jashtëzakonshëm të kombëtares, sepse shumica prej lojtarëve kishin pasaporta zvicerane, gjermane, italiane etj. Pra, iu hapeshin dyert e aeroporteve kudo, në Europë dhe SHBA. 

Vitet kanë kaluar dhe tashmë ky privilegj iu është hequr të gjithëve. Denoncimin e bëri Andi Lila, përmes emisionit “Procesi Sportiv”: “Futbollistët shqiptarë luftonin në Serbi, duke bërë jehonë, por shikoni se çfarë ndodh. Kryeministri Rama na dekoroi, na dha pasaporta diplomatike mbas finaleve të “Euro 2016”, ndërkohë që vjen një ministër i jashtëm nga Kosova dhe na ç’dekoron. Një përgjigje nga ky zoti ministër duhet ta kemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat