Mesfushori i Real Betisit, Nabil Fekir ka thënë se Liverpool nuk ka dashur vitin e kaluar ta transferoj.
Vitin e kaluar është arritur marrëveshja mes Lyonit dhe Liverpoolit për 53 milionë euro, mirëpo në fund “reds” nuk e transferoj pasi thanë që ka një lëndim në gju.
Francezi tha se këto kanë qenë vetëm gënjeshtra nga gjiganti anglez, transmeton KosovaPress.
“Këto gënjeshtra kanë pasur efekt të unë. Sidomos këto që thanë për familjen time, kjo i ka lënduar ata dhe mua. Çfarë është thënë nuk është e vërtetë, gjuri im është mirë . Bëra testet mjekësore te kombëtarja e Francës dhe gjuri as që u përmend. Nuk e di të vërtetën, Liverpool vendosi që të mos me transferonte, dëshironin që të besoj që kisha lëndim në gju”, deklaroi ai.