Pamje të rralla: Ushtari britanez duke luajtur futboll me fëmijët nga Kosova pas luftës - Bota Sot
Pamje të rralla: Ushtari britanez duke luajtur futboll me fëmijët nga Kosova pas luftës

Futboll

Pamje të rralla: Ushtari britanez duke luajtur futboll me fëmijët nga Kosova pas luftës

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 11:53
Pamje të rralla: Ushtari britanez duke luajtur futboll me fëmijët nga Kosova pas luftës

Një fotografi e një ushtari britanez duke luajtur futboll përgjatë periudhës së pasluftës me fëmijët kosovarë, respektivisht përgjatë misionit paqeruajtës, është bërë virale në rrjetet sociale.   

Fotografia, e shpërndarë përpara përballjes së kombëtares së Kosovës me atë të Anglisë, tregon ushtarin e armatosur teksa luan futboll me një fëmijë nga Kosova.

Sipas IMAGE of Kosovo, pamjet janë kapur në vitin 1999, në Prishtinë.

Ndryshe, kombëtarja e Kosovës sot do të ballafaqohet me atë të Anglisë në kuadër të kualifikimeve për kompeticionin ‘Euro 2020’.

Mediet angleze kanë raportuar në vazhdimësi për ecurinë pozitive të kombëtares kosovare, si dhe historikun e peripecitë që ka kaluar ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...